Laboratori “ALBA-BETON”, mbulon aktivitetet e testimit të materialeve të ndërtimit, duke siguruar vazhdimisht cilësinë dhe paanshmërinë e testimit. Fusha e aplikimit të aktivitetit tonë është:
- testimi i betonit;
- testimi i agregateve;
- testimi i çimentos;
- testimit i aditivëve të betonit;
Ky shërbim i referohet gjithashtu akteve normative të detyrueshme të mëposhtme:
- ISO 17025:2017 “General Requirements for the competence of testing and calibration laboratories”.
- Ligji 10489, datë 15/12/2011 “Për tregëtimin dhe mbikqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”
- Ligji nr. 8402, datë 10.09.1198 i ndryshuar “Per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndertimit”
- Ligji nr. 9290, date 07.10.2004 “Per produktet e ndertimit”
- VKM nr.272 date 18.04.2007 “Per miratimin e listes se produkteve te ndertimit, per te cilet kerkohet vleresimi i detyruar i konformitetit”
Laboratori e ruan integritetin e tij duke funksionuar si një njësi e pavarur nga njësitë e tjera të shoqërisë.
Zhvillimi strategjik i laboratorit është arritur nëpërmjet politikave të laboratorit të cilat përbëjnë kuadrin për objektiva operacionale të aktivitetit me synimin e përhershëm drejt përmirësimit të vazhdueshëm të performancës së tij.
Gjithashtu laboratori jonë ofron shërbime të konsulencës teknike dhe dhënies së opinioneve e interpretimit të test raporteve, shërbime me karakter eksperimental dhe trajnues; shërbime specifike në fushën e ekspertizës për rastet si më poshtë:
- Si mund t’i interpretojmë specifikimet mbi betonin?
- Si mund të identifikojmë problemet potenciale konfliktuale në një projekt të caktuar?
- Kush është receptura që përmbush specifikimet teknike të projektit ose kërkesave të standartit?
- Si mund të hartoj një recetë që betoni të ket: Rezistencë ndaj reaktivitetit alkali-silica (ASR) Përshkueshmëri të ulët ndaj klorureve, ujit, të jetë sulfat-rezistentë, të ketë tkurrje të reduktuar,me temperaturë të kontrolluar?
- Si mund t’i vlerësoj/ kontrolloj lëndët e para të betonit?
- Cilat janë praktikat më të mira për kontrollin e cilësisë në prodhimin dhe hedhjen në vepër të betonit?
- Si mund të monitorohet cilësia e betonit?
- Si mund t’i interpretoj kërkesat e standartit për qëndrueshmërinë në shtypje dhe vlerat e ulta të rezultateve të marra në objekt?
- Cili rezultat është i pranueshëm?
- Si mund të identifikohet një proçedurë jo-standarte?
- Si mund të sigurohet që hedhja e betonit në vepër ose prodhimi i betonit është në përputhshmëri të plotë me kërkesat e standarteve përkatëse?
- Cilat janë kushtet dhe mënyrat e trajtimit të mostrave të betonit?
- Si mund të marrë një mostër përfaqësuese?
- Si mund të hartoj një recepturë për betonin vet-nivelues, peno-beton, gazo-beton, beton të markave të larta?
- Çfarë janë shtesat natyrale dhe industriale dhe si mund t’i aplikojmë në beton?